Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, gjashtë të lënduar

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, gjashtë të lënduar

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që është shkaktuar mbrëmjen e së hënës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh të Lipjanit, njofton Insajderi.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Me daten 07.12.2020 rreth orës 18:00, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh-Lipjan ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në levizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, ajo ka njoftuar se me rastin po merret njësiti i trafikut./Insajderi.com