
Një këmbësor ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tutje tha se këmbësori ka pësuar lëndime të rënda me ç’rast edhe është dërguar në spital pët trajtim mjekësor.
Në vendngjarje ndodhen hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor, të cilët po merren me rastin.
“Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht në vendngjarje ndodhen hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor, të cilët po merren me rastin”, tha ajo. /Insajderi.com