
Një aksident trafiku është shkaktuar mesditën e së premtes në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku vetura ka goditur një këmbësore.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 14:30, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com