Aksident në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Aksident në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Të premten rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë.

Raportohet se shoferi i një automjet ka goditur një veturë të parkuar.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi, e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e këtij aksidenti ngasësi i automjetit , ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ajo.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky  aksident”, përfundoi Ahmeti. /Insajderi.com