Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona

Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtine-Podujevë, ku mbetën të lënduar dy persona.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:30, raporton Insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Insajderi.com