Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohet një person

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 20:00 ku një automjet u aksidentua me një motoçikletë.

Këtë ndodhi e konfirmoi për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasoj e aksidentit  lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti. /Insajderi.com