Aksident në rrugën Prishtinë – Vushtrri, lëndohet një grua

Aksident në rrugën Prishtinë – Vushtrri, lëndohet një grua

Një femër ka mbetur e lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Vushtrri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka konfirmuar aksidentin për Insajderin, ku ka informuar që aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave.

“Në fsh. Stanovc, rruga Prishtinë-Vushtrri, në ora 11:45 ka ndodh aksidenti trafiku, të përfshira dy vetura, një femër e lënduar”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe ditë më parë Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë bërë lansimin e fushatës “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore”, që ka për qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në komunikacion për qarkullim të sigurt.

Broshura që rikujton disa nga shkeljet që rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik, është shpërndarë te vozitësit që kanë qarkulluar përmes pikës kufitare Kosovë – Serbi, ndërsa do të vazhdojë të shpërndahet edhe në pikat kufitare të tjera. /Insajderi.com