Aksident në rrugën Prizren – Zhur, dy të lënduar

Aksident në rrugën Prizren – Zhur, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prizren – Zhur, njofton Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30, dy persona kanë mbetur të lënduar. Me rastin është marrë njësiti i trafikut”, tha ai.

Ndryshe, RTV Besa ka publikuar pamjet e aksidentit të cilat mund t’i shihni më poshtë./Insajderi.com