Aksident në rrugën Rahovec-Malishevë, 6 persona të lënduar

Aksident në rrugën Rahovec-Malishevë, 6 persona të lënduar

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Rahovec-Malishevë, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Sipas këtij raporti thuhet se “katër prej personave të përfshirë në aksident kanë pësuar lëndime të rënda”.

Në këtë aksident një grua me një foshnje, të përfshira në aksident, janë në gjendje më të lehtë./Insajderi.com