Aksident në Shkodër, humb jetën 36-vjeçari

Aksident në Shkodër, humb jetën 36-vjeçari

Një aksident u regjistrua pasditen e sotme në hyrje të Shkodrës, tek Ura e vjetër e Bunës, njofton Insajderi

Nga informacionet paraprake, mësohet se drejtuesi i një motori i përfshirë në aksident ka ndërruar jetë.

Identiteti i tij nuk bëhet me dije por mësohet se 36-vjeçari humbi jetën pasi është dërguar në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit./Insajderi.com