Aksident në Skenderaj – ka të lënduar

Një aksident para pak çastesh ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajit.

Sipas informatave të Gazetës Insajderi pesë persona kanë pësuar lëndime, ku tre janë në gjendje të rëndë.

Policia dhe Emergjenca janë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë që Insajderi ka kontaktuar edhe me policin, ku zëdhënësi i për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka konfirmuar këtë aksident.

“Aksidenti ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt, janë të përfshira dy vetura dhe lëndime kanë pësuar pesë persona”, ka thë Krasniqi për Insajderin. /Insajderi.com