Aksident në Slivovë të Prishtinës, lëndohen tre persona

Aksident në Slivovë të Prishtinës, lëndohen tre persona

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar të mërkurën në fshatin Slivovë të Prishtinës.

Rastin për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti njoftoi se në aksident ishte e përfshirë një veturë, vozitësi i së cilës e kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Slivovë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale”, tha ajo.

Tutje, Ahmeti bëri të ditur se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut./Insajderi.com