Një person ka marrë lëndime të rënda trupore nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 7:52 në fshatin Savrovë të Suharekës.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur ndërmjet një automjeti dhe kamioni, ndërsa i lënduari, pas trajtimeve në spitalin e Suharekës është dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Policia po vazhdon hetimet e aksidentit.
“Aksidenti ka ndodhur në fshatin Savrovë të komunës së Suharekës. Rreth orës 07:52 kemi pranuar informacionin se aksidenti është ndërmjet një automjeti dhe një kamioni. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka marrë lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në Emergjencë të QKUK-së”, ka thënë Osmanollaj./Insajderi.com