Aksident në Tiranë, kalimtarët shpëtojnë rastësisht

Aksident në Tiranë, kalimtarët shpëtojnë rastësisht

Janë publikuar pamjet e frikshme nga aksidenti, i cili ka ndodhur mesditën e djeshme përballë ambasadës italiane në Tiranë, njofton Insajderi.

Siç duket edhe nga pamjet, automjeti tip “BMW” futet në kryqëzim me shpejtësi të lartë dhe ka marrë përpara veturën e tipit “Skoda”, duke e përplasur dhe zhvendosur disa metra më larg, pranë sporteleve të ambasadës.

Mësohet se gjendja e drejtuesit të mjetit “Skoda” është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy të rinjtë që udhëtonin në mjetin tjetër kanë marrë gërvishtje të lehta.

Siç shihet edhe në pamje, dy kalimtarë që janë duke kaluar mbi vijat e bardha, kanë shpëtuar për mrekulli pa u lënduar, sepse automjetet e aksidentuara, mund t’i kishin përplasur në mënyrë tragjike./Insajderi.com