
Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku i cili është shkaktuar mëngjesin e së mërkurës në lagjen Vetërnik të Prishtinës.
Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 08:30 është raportuar për një aksident në lagjen Vetërnik në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci./Insajderi.com