Aksident në Lipjan

Aksident në Lipjan

Dy persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në Rufc të Lipjanit.

Personat e lënduar kanë marrë trajtim mjekësor, njofton Insajderi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 pasi një automjet ka humbur kontrollin pas balancit në rrugë.

Lajmin për Insajderi-in e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 në fshatin Rufc të Lipjanit ka ndodh një aksident trafiku ku një automjet për shkaqe akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës”, tha Ahmeti.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet e kompetente. /Insajderi.com