Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Ferizaj, saktësisht fshatin Prelez, njofton Insajderi.
Dy vetura ishin përfshirë në këtë aksident rreth orës 12:30.
Lajmin për Gazetën Online, Insajderi e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.
“Të lënduarit janë trajtuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas u liruan, tha ai. /Insajderi.com