Një aksidenti rëndë komunikacioni ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht të fshati Llugaxhi, në të cilin ka edhe të vdekur.
Aksident është konfirmuar nga Florie Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, e cila ka thënë se si pasojë e aksidentit ka edhe të vdekur. Ende nuk dihet numri i saktë i të vdekurve, por raportohet se bëhet fjalë për më shumë se një viktimë.
Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture.