Aksident te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë

Një person ka marr lëndine të lehta si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një autobusi të linjës “10” te “Rrethi i Flamurit”, sot rreth orës 08:30.

Siç shihet në fotot që ka siguruar KosovaPress, kjo ka shkaktuar kaos në hyrje të kryeqytetit, ku kolonat e veturave kanë bllokuar tërësisht hyrjen në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.  Ata thonë se një person ka marr lëndime të lehta, ndërsa ka edhe dëme materiale.

Në këtë pjesë të qytetit vazhdimisht ka aksidente të tilla.