
Ka ndodhur një tjetër aksident trafiku te Menza e Studentëve, me ç’rast janë përplasur dy vetura, njofton Insjaderi.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, dhe ka të lënduar.
Gazeta Online Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Gjatë ditës së sotshme semaforët te vendi i ngjarjes nuk janë duke punuar, ku si pasojë kanë ndodhur dy aksidente brenda dy orësh.
Insajderi ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës për t’u informuar për numrin e personave të lënduar dhe gjendjen e tyre dhe arsyen e mosfunksionimit të semaforëve, por nuk ka marrë përgjigje akoma. /Insajderi.com