
Një person ka ndërruar jetë të enjten në një aksident trafiku në autostradën Prizren – Suharekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, lëndime kanë pësuar edhe dy persona tjerë të cilët fillimisht janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, kurse njëri është dërguar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës, zjarrfikësit dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet ndër të tjera në raportin e PK-së.
Po ashtu, bëhet e ditur se drejtuesja e njërës nga veturat e përfshira në aksident është dërguar në mbajtje./Insajderi.com