Një grua e moshës 64 vjeçare ka ndërruar jetë pas lëndimeve të marra nga vetura që e goditi derisa po ecte rrugës, sot rreth orës 08:00 në Ferizaj, njofton Insajderi.
Sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit, i moshës 20 vjeçare, nga pakujdesia ka goditur në trotuar këmbësoren, e cila pëson lëndime trupore dhe dërgohet menjëherë për tretman mjekësor.
E lënduara u dërgua fillimisht në emergjencë dhe më pas në QKUK në Prishtinë, por rreth orës 13:30 minuta, nga mjeku kujdestar është pranuar informata se nga lëndimet e pësuara viktima ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit të shtetit, është dërguar për obduksion, ndërsa ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë./Insajderi.com