
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur paraditen e së hënës në rrugën Mitrovicë-Pejë, ku ka humbur jetën një motoçiklist.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Qubrel.
Viktima është R.A., 55-vjeçar.
Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në aksident është përfshirë një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës viktima R. A., 55 vjeçar. Vdekjen e ka konstatuar ekipi i emergjencës mjekësore në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Siç njoftoi Zahiti, nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit të motoçikletës duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve të rrugës.
Ndryshe, në raportin 24 orësh të policisë janë raportuar tre të vdekur në Kosovë si pasojë e aksidenteve në trafik./SHQIP.com