Aksident trafiku me fatalitet në rrugën Mitrovicë-Pejë

Aksident trafiku me fatalitet në rrugën Mitrovicë-Pejë

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur paraditen e së hënës në rrugën Mitrovicë-Pejë, ku ka humbur jetën një motoçiklist.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Qubrel.

Viktima është R.A., 55-vjeçar.

Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në aksident është përfshirë një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës  viktima  R. A., 55 vjeçar. Vdekjen e ka konstatuar ekipi i emergjencës mjekësore  në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Siç njoftoi Zahiti, nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit të motoçikletës  duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve të rrugës.

Ndryshe, në raportin 24 orësh të policisë janë raportuar tre të vdekur në Kosovë si pasojë e aksidenteve në trafik./SHQIP.com