![Aksident trafiku mes një veture dhe një traktori në Podujevë, lëndohen dy persona](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/04/lajmi-i-fundit-730x440.png)
Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një veture dhe një traktori në fshatin Llugë të Podujevës, ku dy persona kanë mbetur të lënduar, njofton Insajderi.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Gazetën Online Insajderi, ka thwnw se aksidenti ka ndodhë rreth orës 16:00.
“Sot rreth orës 16:00 në fshatin Llugë, të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë një veturë dhe një traktor. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pranuar trajtim mjekësor”, deklaroi ajo.
Ahmeti shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut./Insajderi.com