Aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi” – Vdes një motoçiklist

Aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi” – Vdes një motoçiklist

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur dje në autostradën “Arbën Xhaferi”, njofton Insajderi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në këtë aksident i përfshirë ishte n jë motoçiklist.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:15, ndërkaq nuk bëhet e ditur nëse viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes apo është dërguar në spital.

“Autostrada Arbën Xhaferi km-38 (NN) 31.10.2020 – 13:15.Ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë një motoçiklist. Si pasojë e aksidentit viktima mashkull Kos. ka ndërruar jetë”, thuhet në raport. /Insajderi.com