Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 10:35, në fshatin Dollc të Klinës, njofton Insajderi.
Aksidenti ka ndodhur në mes një furgoni (kombi) dhe një veture.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Pejës.
Kështu ka deklaruar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Rreth ores 10:35, patrulla e trafikut rajonal e cila është në magjistralen Pejë-Prishtinë është njoftuar për një aksidnet mes dy veturave, një kombi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime, të gjithë janë duke u trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës. Në vend të ngjarjes kanë dalur hetuesit e trafikut rajonal ku janë duke e trajtuar rastin”, ka thënë ai. /Insajderi.com