Aksident trafiku në Ferizaj – vdes një person

Aksident trafiku në Ferizaj – vdes një person

Një person ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur rreth orës 12:00, në Ferizaj, njofton Insajderi.

Viktima i cili ishte duke drejtuar biçikletën është goditur nga një veturë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” të kësaj komune.

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime, pas tretmanit mjekësor në emergjencën në Ferizaj është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

Siѯ njofton Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 27.10.2020-11:50.Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia e ka goditur viktimën mashkull  kosovar i cili kishte qenë duke drejtuar biçikletën. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime, pas tretmanit mjekësor në emergjencën në Ferizaj është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com