Aksident trafiku në fshatin Mramor

Aksident trafiku në fshatin Mramor

Në fshatin Mramor të Komunës së Prishtinës, më datë 25.10.2020, në orën 14:20 ka ndodhur një aksident trafiku, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete me ç’ rast dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Në raportin e policisë gjithashtu apelohet për qytetarët që të respektohen rregullat e trafikut.

“Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, në veçanti, tu përmbahen shenjave që kufizojnë shpejtësinë e lëvizjes, sepse tejkalimi i shpejtësisë është gjithmonë është rreziku me i madh i shkaktimit të aksidenteve rrugore te cilat shpesh po përfundojnë me fatalitet”./Insajderi.com