
Një vetaksident trafiku ka ndodhur mesditën e së shtunës në rrugën nacionale Prishtinë –Pejë.
Sipas pamjeve të siguruara nga redaksia, shihet se vetura ka përfunduar mbi mbrojtëset anësore të rrugës.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia.
Ndërkohë, ende nuk dihet se si ka ardhur deri të aksidenti dhe nëse ka të lënduar.
Insajderi do të ju mbajë të informuar./Insajderi.com