Aksident trafiku në Podujevë – Katër persona të lënduar

Aksident trafiku në Podujevë – Katër persona të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku të ndodhur sot rreth orës 14:00, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Lupç, njofton Insajderi.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete.

Ndërkaq, ajo shton se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë -Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com