Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një këmbësor

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një këmbësor

Një këmbësore është goditur nga një veturë te “Rrethi i Flamurit”, në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 17:00.

Kështu bën të ditur për Insajderi-n, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili shton se të në këtë aksident të përfshirë ishin një veturë dhe një këmbësor, nga ku ky i fundit ka pësuar lëndime trupore.

“Rreth orës 17:00, te “Rrethi i Flamurit”, ka ndodhur një aksident trafiku. E përfshirë në aksident është një veturë e cila e ka goditur një këmbësor. Këmbësori ka pësuar lëndime, njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Krasniqi. /Insajderi.com