Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një person

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në Prishtinë, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Në raportin e policisë thuhet që aksidenti ka ndodhur në orën 19:00 në rrugën “Dëshmoret e Kombit”.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe aktualisht njësitet e komunikacionit po merren me rastin”, thuhet në fund në raportin e policisë./Insajderi.com