
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Ferizaj-Shkup, njofton Insajderi.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona.
Aksidenti në fjalë është konfirmuar për Gazetën Online Insajderi nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Rreth orës 17:30 ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve, ku të lënduar mbetën pesë persona. Pas dhënies së ndihmës së parë, të gjithë personat e lënduar janë liruar për në shtëpi”, tha Gashi./Insajderi.com