Aksident trafiku në Sllatinë

Aksident trafiku në Sllatinë

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Sllatinë, ndërkaq nuk dihet nëse ka persona që kanë marrë lëndime trupore si pasojë e këtij aksidenti.

Gazeta Online Insajder ka arritur të sigurojë pamje nga vendi i ngjarjes, nga ku nuk dihet se sa automjete ishin të përfshira.

Ndërkohë që nuk është parë të ketë ekipe të policisë në vendngjarje. /Insajderi.com