
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur sot te “Rruga B” në Prishtinë.
Ky aksident ka ndodhur gjatë pasdites së sotme, konkretisht rreth orës 16:30, në të cilin të përfshira ishin dy automjete.
Rastin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale.
Ndërkaq, me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor.
“Rreth orës 16:30 në Rrugën B në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale në automjete. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com/