Aksident trafiku tek “Rrruga B”

Në orët e para të mbrëmjes së sotme një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur në Prishtinë.

Janë aksidentuar  dy vetura, njëra pasat e tjetra pikap. Si pasojë është shkaktuar tollovi në pjesën e quajtur ‘Rruga B’, në Prishtinë.

Policia dhe ekipet e tjera kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.