Aksident trafiku – vdes një grua në Mramor

Aksident trafiku – vdes një grua në Mramor

Një grua ka mbetur e vdekur në një vetëaksidentë trafiku që ka ndodhur dje, e enjte, në fshatin Mramor, njofton Insajderi.

Viktima ishte pasagjere në veturë në aksidentin që ndodhi rreth orës 17:30.

Siç njofton raporti i policisë, “vozitësi mashkull kosovar me veturë dyshohet se nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident. Si pasoj e aksidentit, një pasagjer femër kosovare ka vdekur”.

Vetë shoferi dhe një pasagjerë tjetër kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./Insajderi.com