Aksident tragjik në Rahovec – Tre të vdekur

Aksident tragjik në Rahovec – Tre të vdekur

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot, në fshatin Bernjak të Rahovecit, si pasojë tre persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar, shkruan Insajderi

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit dhe  ekipi mjeksorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e tre personave në vendin e ngjarjes dhe katër persona kanë pësuar lëndime trupore.”, ka thënë Podrimaj.

Podrimaj ka thënë se duke u bazuar në informacionet e para,dyshohet se aksidenti i ndodhur në mes të dy automjeteve udhëtarësh ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pa sigurt.

Sipas policisë, viktimat janë dy meshkuj dhe një femër./Insajderi/