Aksidenti me 4 të vdekur në trafik: Familja Ramadani ia ka falur katër gjaqe familjes Musliu (VIDEO)

Aksidenti me 4 të vdekur në trafik: Familja Ramadani ia ka falur katër gjaqe familjes Musliu (VIDEO)

E.M., mund të dënohet nga ligji nëse del fajtor për përfshirjen në aksidentin në trafik, ku mbetën të vdekur katër anëtarë të familjes Ramadani, por nga familja e të vdekurve tashmë është falur.

Familja Ramadani në ditën e varrimit të katër të vdekurve, në një ceremoni të faljes, ia ka falur gjaqet familjes Musliu.

Ngjarja ka ndodhur në varrezat e qytetit të Shtimes. Gjithashtu, u njoftua se të pame do të ketë jo vetëm në familjen Ramadani, por edhe në familjen Musliu.

Ndërmjetësues për faljen e gjaqeve kanë qenë kryetarët e komunave, Agim Aliu i Ferizaj dhe Naim Ismajli i Shtimes.

Aksidenti ku mbetën të vdekur katër persona ndodhi të dielën, rreth orës 15:30.

Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Audi me targa vendore, e drejtuar nga E.M. 22-vjeç, po qarkullonte nga drejtimi i Ferizajt drejt Shtimes dhe me të arritur në Koshare, për shkaqe ende të panjohura, kalon në anën tjetër të lëvizjes dhe ndeshet me automjetin VË Golf me targa vendore, i cili po qarkullonte në drejtimin e kundërt.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën N.R., 39 vjeçar, drejtues i automjetit, XH.R., 60-vjeçare, S.R. 32-vjeçare dhe Y.R., 12-vjeçar.

I dyshuar për këtë rast është drejtuesi i automjetit Audi, E.M, i cili është ndalur në mbajtje për 48 orë.