Aksidenti fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”, vëllai i viktimës: Shoferin as s’e fali e as s’e vras

Aksidenti fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”, vëllai i viktimës: Shoferin as s’e fali e as s’e vras

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të Malishevës, transmeton Insajderi.

Për rastin tragjik ka folur Selami Arifi, vëllai i të ndjerit.

Arifi thotë se nuk dëshiron personalisht që të merret me personin që shkaktoi aksidentin, pasi sipas tij, shteti duhet të japë dënime maksimale në raste të tilla.

“Shoferin as nuk e fali e as nuk e vras. Le t’i mbetet shtetit. Por, nuk dëshirojmë të zhdukemi si popull me këta shoferë. Ju lutem duhet të bëni presion mediatik tek shteti dhe qeveria, në mënyrë që të ketë dënim maksimal për këto raste se mbaruam”, deklaron ai për Klan Kosova.

Selami Arifi thekson se në Francë, vendin ku jeton dhe punon nuk ka numër kaq të lartë të viktimave nga aksidenti sikurse në Kosovë.

“Në Francë ku jam dallimi me popullsi është 70 milionë banorë, por nuk bëhen kaq vdekje në komunikacioni. A e din ai zotëria (shoferi) që katër jetim në shtëpi na i ka lënë ? Me një nënë 80 vjeçe e djali më i madh i ka 11 vjet”./Insajderi.com