Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë, një i lënduar

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë, një i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku që është shkaktuar mes veturës dhe motoçikletës mesditën e së shtunës në Prishtinë.

I lënduari (motoçiklisti) është dërguar për tretman mjekësor.

Rastin për Insajder-in e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:40 ne rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com