
Të mërkurën është bërë varrimi i të ndjerit H.H, i cili është një nga 10 viktimat që humbën jetën tragjikisht në aksidentin që ndodhi të dielën në Kroaci, njofton Insajderi.
Lamtumirën e fundit 55-vjeçarit nga Prizreni ia dhanë familjarët e tij, të afërmit e qytetarë të tjerë.
Ai u varros në varrezat e fshatit Randobravë të Prizrenit.
Ndryshe, edhe viktimat e tjera të aksidentit janë sjellë në Kosovë.
Sjellja e trupave të pajetë të viktimave është bërë me tri vetura rreth orës 13:30, nën përcjelljen e policisë./Insajderi.com