Partia në pushtet; Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur ngushëllime për aksidentin e së dielës në Kroaci.
Dhjetë persona kanë vdekur nga 67 pasagjerë e dy shoferë sa ishin në autobus.
“Aksidenti tragjik në Kroaci që mori jetën e 10 personave deri më tani, bashkatdhetarë tanë, e që la shumë të tjerë të lënduar në spital e në betejë për jetën, na pikëlloi jashtë çdo mase në këto ditë vere ku të gjithë presin bashkim e kohë me të afërmit e tyre në vendlindjen Kosovë”.
“Ngushëllime të gjitha familjeve që humbën më të dashurit, e urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Institucionet e Republikës së Kosovës tashmë janë angazhuar atje, me bindjen e kujdesit të tyre për rastin në fjalë, neve ndajmë sot dhimbjen me familjet e prekura nga kjo tragjedi”, thuhet në telegramin e Vetëvendosjes.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me një pjesë të kabinetit është nisur për në Kroaci.
Autoritetet atje janë përkujdesur për t’iu dhënë ndihmë mjekësore të mbijetuarve.
Ndërsa, janë duke u hetuar shkaqet që çuan deri te aksidenti. /Insajderi.com