Aksidenti në Lipjan ku vdiq një person – Dëshmitari thotë se autoambulanca u vonua dy orë

Aksidenti në Lipjan ku vdiq një person – Dëshmitari thotë se autoambulanca u vonua dy orë

Një person, që dyshohet të jetë i moshës 12-vjeçare, ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të premten në fshatim Gadime e Lipjanit.

Sipas dëshmitarit të rastit, Ardit Ajeti, se ndihma e shpejtë është vonuar rreth dy orë.

“Rreth orës 14:00 ka ndodhë një vetaksident, ku ka mbetur i vdekur një 13 vjeçar, dhe dy tjerë janë lënduar. Vetura ka qenë ne shpejtësi të madhe, policia është vonuar shumë, kurse autoambulanca ka ardhë pas dy orëve, nuk na ka leju policia të japim ndihmën. Lipjani nuk është aq larg që të vonohen aq shumë,. Nuk jemi të kënaqur me ndihmën e shpejtë pasi është vonuar”, deklaroi ai për RTV Dukagjinin.

Ndërkohë, rastin për Insajderi-n e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Gadime të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Rreth orës 17:15, jemi njoftuar nga QKUK, se njëri nga personat e lënduar në aksident nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Florie Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti ka theksuar se “policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetëaksidenti”./Insajderi.com