Aksidenti tragjik në Ferizaj, ndalohet një i dyshuar

Aksidenti tragjik në Ferizaj, ndalohet një i dyshuar

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se një person është ndaluar si i dyshuar për shkaktimin e një aksidenti në Ferizaj.

Të dielën ndodhi një aksident tragjik në Koshare të Ferizajt ku humbën jetën katër persona dhe një tjetër mori lëndime.

Për këtë Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Aksidenti ka ndodhur para orës 16:00 dhe hetimet për rastin po vazhdojnë. /Insajderi.com