Aksidenti tragjik – Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall tre ditë zie

Aksidenti tragjik – Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall tre ditë zie

Tri ditë zie në Maqedoninë e Veriut për 46 viktimat që humbën jetën pas aksidentit të autobusit në Bullgari.

Kështu ka njoftuar Qeveria e Maqedonisë së Veriut, raporton Alsat.

Flamujt shtetërorë para Qeverisë tashmë janë ulur në gjysmështizë.

46 viktimat e aksidentit në Bullgari janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Autobusi i aksidentuar.

46 personat e vdekur në aksidentin e autobusit në Bullgari janë shqiptarë të Maqedonisë Veriore, përcjell Insajderi.com.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, teksa u shprehi ngushëllime familjarëve të tyre.

“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë!”, ka shkruar Xhaçka.

Ndërkaq, kryeministri i Mqedonisë Veriore, Zoran Zaev, tha se ky aksident është një tragjedi teksa nuk tregoi se cilës përkatësi etnike i përkasin viktima.

Po ashtu edhe krerët e Republikës së Kosovës kanë shprehur ngushëllime. /Insajderi.com