Aksidentohen dy vetura në Prishtinë, lëndohet një person

Aksidentohen dy vetura në Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura, me ç’rast një person ka marrë lëndime trupore.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00,në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”./Insajderi.com