Aksidentohet autobusi në Maqedoninë e Veriut, pesë të lënduar

Aksidentohet autobusi në Maqedoninë e Veriut, pesë të lënduar

Pesë persona janë lënduar pasi një autobus më punonjës është aksidentuar mëngjesin e së premtes në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Alsat M, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:30, pranë fabrikës “Kromberg dhe Schubert”.

Rastin e kanë konfirmuar nga policia e Manastirit, por nuk kanë dhënë më shumë detaje./Insajderi.com