Aksidentohet një autobus nga Kosova në Kroaci, raportohen dhjetë të vdekur

Aksidentohet një autobus nga Kosova në Kroaci, raportohen dhjetë të vdekur

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në Slavonski Brod të Kroacisë.

Policia ka raportuar për dhjetë të vdekur, dhe tridhjetë të lënduar, raporton gazeta kroate jutarnji.hr.

“Gjatë hetimeve, Policia konfirmoi se bëhet fjalë për një autobus të nacionalitetit dhe regjistrimeve të Kosovës dhe se sipas informacioneve aktuale, 10 persona kanë vdekur në aksidentin e trafikut, ndërsa dhjetëra janë transportuar në spitalin në Slavonski Brod”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ky aksident ka ndodhur në autostradën A3 rreth orës 6 të mëngjesit. Autobusi ka dal nga rruga për të përfunduar tragjikisht.  /Insajderi.com